Tërmet me magnitudë 5.3 ballë në Kinë
Xinjiang, 15 janar - Nuk janë raportuar viktima pas tërmetit me magnitudë 5.3 ballë në veriperëndim të Xinjiang-ut të enjten në mëngjes.
Sipas autoriteteve janë vërejtur të çara në disa shtëpi të vjetra në fshatin Luntai të Prefekturës Autonome Mongole Bayingol. Nuk u raportuan humbje as në minierat e qymyrit dhe rezervat e gazit aty pranë
Minierat që ndodhen pranë epiqendrës së tërmetit pezulluan punën.
Sipas njoftimeve, deri në një rreze prej 50 km nga epiqendra e tërmetit, janë regjistruar 26 lëkundje prej mbi 5.0 ballë që nga viti 1900. Në vitin 2012, një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi rajonin.