Tërmet i fuqishëm në Rusi
Moskë, 24 maj - Një tërmet i fuqishëm prej 8.2 shkallë të Rihterit ka goditur rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, duke shkaktuar dridhje në tërë vendin.
Epiqendra e tij ishte në detin e Okhotskit në lindje të bregdetit rus dhe në veri të Japonisë në një thellësi prej më shumë se 600 kilometrash.
Dridhje të vogla janë dëgjuar deri në Moskë, duke bërë që disa njerëz të evakuohen nga ndërtesat.
Deri tash nuk është raportuar për të lënduar apo viktima.
Autoritetet ruse thonë se kanë lëshuar një paralajmërim për cunami në ishujt Sakhalin dhe Kurile, duke iu kërkuar banorëve që të ngjiten lart për sigurinë e tyre, por, më pas e tërhoqi paralajmërimin.
Petropavlovsk-Kamchatski, qyteti kryesor në gadishullin e Kamchatkas, është vend i bazës së nëndetësve bërthamore.