Tërmet i fuqishëm në Kinë, qindra të vdekur
Washington, 14 prill - Si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në veriperëndim të Kinës kanë vdekur të paktën 300 persona dhe janë plagosur mbi 8.000 të tjerë, bëjnë të ditur mediet kineze.
Shumë njerëz edhe më tej gjenden nën gërmadha, njofton televizioni shtetëror i Kinës nga provinca Qinghai në afërsi të Tibetit. Në disa rajone janë shkatërruar sipas të dhënave jozyrtare rreth 90 për qind e shtëpive.
Sipas të dhënave kineze, fuqia e tërmetit ishte 7,1 ballë e Richterit. Më vonë kanë ndodhur edhe disa dridhje më të vogla të tokës. Rajoni i prekur ka një dyndje të vogël të popullsisë, por epiqendra e termetiti ishte në afërsi të qytetit Yushu.