Tërmet i fuqishëm në Elbasan
Tiranë, 10 korrik - Lëkundje të fuqishme sizmike u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan rreth 15 minuta pas mesnatës.
Nga të dhënat e para ende të pakonfirmuara, epiqendra e tërmetit u regjistrua në trekëndëshin Tiranë-Krrabë-Cërrik dhe magnituda e tij ishte 4.9 ballë.
Lëkundje që zgjatën për disa sekonda u ndjenë në Elbasan, Tiranë, Durrës dhe rrethina.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të lënduar apo dëme materiale.