22 Dhjetor 2024

Tërmet i fuqisë 8,8 ballë në Kili

Santiago, 27 shkurt - Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë. Sipas të dhënave të qendrës amerikane për vëzhgimin e tërmeteve, ai ishte i fuqisë 8,8 ballë.

Epiqendra e tij ndodhej në brendësi të vendit, rreth 90 kilometra në verilindje të qytetit Conception, dhe në thellësi 55 kilometra.

Atje u lëkundën ndërtesat, disa u rrëzuan. Për Kilin dhe Perunë u lëshua një paralajmërim për cunami, për Ekuadorin një vëzhgim cunami.

Sipas raporteve të para të korrespondentëve, në kryeqytetin kilian Santiago u lëkundën ndërtesa dhe u ndërpre rryma elektrike. Deri tani nuk janë bërë të njohura dëme të tjera ose të plagosur.

Edhe shërbimi meteorologjik japonez paralajmëroi për mundësinë e një cunami në Paqësor. Një tërmet i fuqisë 7 ballë para brigjeve të Japonisë kishte shkaktuar më parë valë ende të ulta në bregdetin e ishullit Okinava.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)