12 Janar 2025

Tërmet afër centralit atomik Fukushima

Tokio, 4 gusht - Një tërmet me intensitet 6 shkallë e ka tronditur pjesën veriore të Japonisë, por agjencia meteorologjike e këtij vendi njoftoi se nuk ka pasur rrezik për cunami.

Tërmeti, që ndodhi sot në mëngjes, e kishte epiqendrën në rajonin Miyagi në Paqësor, territor që në Mars të vitit 2011 ishte shkatërruar nga tërmeti prej 9 shkallësh.

Kompania Tokyo Electric Power, operator i centralit atomik në Fukushima, që ishte goditur rëndë nga cunami dhe kishte liruar rrezatim pas tërmetit në vitin 2011, tha se nuk ka marrë raporte për “jonormalitete” të reja pas tërmetit të sotëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)