22 Dhjetor 2024

Tërmet 7 ballë në Indonezi, 6.6 ballë në Japoni

Jakarta, 14 mars - Një tërmet i fortë me fuqi 7 ballë goditi Indonezinë në lindje, në afërsi të arkipelagut Moluke, por nuk u dha asnjë alarm për cunami.

Tërmeti ra në orën 19:47 rreth 132 kilometra në juglindje të Labuhas, në provincën Moluke Veriore, në një thellësi 56 kilometra, shtoi agjencia indoneziane e Meteorologjisë dhe gjeofizikës.

"Deri tani nuk ka njoftime për viktima. Tërmeti u ndje në disa rajone të vendit, por me intensitet më të vogël", i deklaroi AFP-së drejtori teknik i agjencisë Suharjono.

Ndërsa një tjetër tërmet 6.6 ballë ka goditur Japoninë në lindje të ishullit të madh Honshu, dhe ky, pa shkaktuar alarm për cunami.

Tërmeti ra në thellësinë 26 kilometra, njoftoi instituti amerikan dhe tronditi veriun dhe qendrën e ishullit të madh Honshu.

Epiqendra e tij ndodhej disa kilometra në afërsi të prefekturës Fukushima (në verilindje), rreth 300 kilometra nga Tokioja, ku u ndje gjithashtu tërmeti. Tërmeti nuk shkaktoi asnjë viktimë as dëme materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)