07 Maj 2025

Tërbohen intelektualët maqedonas: STOP integrimit në BE

Shkup, 22 dhjetor -  Dështimi i radhës i Maqedonisë në Bruksel nuk ka lënë pa trazuar një grup intelektualësh të identifikuar me emrin “Manifesti maqedonas”.

Në një reagim me shkrim, intelektualët maqedonas e cilësojnë vendimin e BE-së si dyfytyrësi dhe mungesë konsekuence.

 

Dhe jo vetëm, por shkojnë më larg duke thënë se Brukseli po tradhton idetë përbashkuese evropiane, autorët dhe realizuesit e tyre.

 

“Me trajtimin ilegal ndaj Maqedonisë, Brukseli po tradhton bartësit e idesë përbashkuese evropiane: Hygo, Volter, Herder dhe Gete, si dhe realizuesit e saj: Mone, Shuman dhe Adenauer”, thuhet në reagimin me shkrim.

 

Në letër i bëhet thirrje politikës maqedonase të hedhë poshtë shantazhet dhe ultimatumet për, siç thuhet, shfytyrimin identitar dhe për fshirjen nga harta botërore e popujve të maqedoasve, ndërsa kërkohet të ndërpriten nga ana e Maqedonisë proceset integruese.

 

“Kërkojmë një JO për BE-në për aq kohë sa tentohet kontestimi ose mosrespektimi i identitetit kombëtar të popullit maqedonas.

Sjellja joparimore e BE-së karshi Maqedonisë, përkundër përmbushjes së kritereve për fillimin e negociatave, është turp për Brukselin. Turp i madh edhe për NATO-n edhe për BE-në, të cilat trillojnë dhe thonë publikisht se Maqedonia nuk na qenka fqinj i mirë me Greqinë ose me Bullgarinë.

Vallë, janë verbuar ata në Bruksel dhe vallë as nuk shohin e as nuk kuptojnë ata se Athina dhe Sofja nuk pranojnë të ekzistojmë si populli shekullor maqedonas”, thuhet në letrën e “Manifestit maqedonas”.

 
Letra përfundon me fjalinë “Maqedonia është dështimi më i madh historik i BE-së në procesin e bashkimit evropian”.

 
Letrës i qëndrojnë pas poetët Eftim Kletnikov, Zapro Zaprov, Stojan Stojkov, kompozitorët Gjorgji Barbarovski dhe Stefan Vlahov - Micov, historiani Sllobodan Prenxhov, shkrimtari Aleksandar Rusjakov dhe profesori universitar Vasil Atanasov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)