23 Dhjetor 2024

Temperaturat e ulëta, katër të vdekur në Ballkan

Sarajevë, 20 dhjetor - Katër persona kanë mbetur të vdekur nga të ftohtët këtë fundjavë në Ballkan, ku temperaturat janë ulur në mënyrë drastike.

Në Bosnje, dy persona të moshave 72 dhe 50 u gjetën të vdekur në rajonin e Banja Lukës në veri të vendit.

Autopsia konfirmoi që ata kishin vdekur nga të ftohtët. Në Serbi, po ashtu një çift i moshuar u gjet i vdekur nga fqinjët në qytetin Krushevaç, në jug të vendit.

Policia sqaroi se ata kishin vdekur në banesën e tyre, që ishte në një rajon disi i izoluar, si pasojë e reshjeve tepër të dendura të dëborës gjatë ditëve të fundit.

Temperaturat nga java e ardhshme pritet të shënojnë një ngritje të lehë në ditët në vijim, por fundjava tjetër sërish do të jetë e zymtë nga reshjet e dendura të dëborës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)