Temperaturat e ulëta fillojnë të ikën në Ballkani
Prishtinë, 11 shkurt - Pjesa më e madhe e vendeve të gadishullit të Ballkanit, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia edhe sot ballafaqohen me probleme të mëdha për shkak të dëborës dhe temperaturave skajërisht të ulëta.
Mëngjesi i sotëm në Kosovë solli një ditë me të butë se sa diëve të kaluara, por dëbora e rënë gjatë ditëve të kaluara në disa rajone arrin deri në mbi dy metra dhe temperaturat deri minus 22 gradë Celsius.
Ngricat dhe vështirësitë e dimrit nëpër rrugë vazhdojnë ashtu si edhe mbyllja e shkollave për tërë këtë javë në gjithë Kosovën.
Sipas parashikimeve të sinoptikët, prej sot përsëri do të ketë reshje, por do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave minimale dhe maksimale.
Në Kosovë, ky dimër i madh, për reshjet e shumta të dëborës dhe acarin, krahasohet me dimrat e viteve 1935, 1956 dhe 1984.
Në Malin e Zi, qyteti më i ftohtë ishte Pljevlja me minus 22 gradë Celsius, ndërsa komunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike po normalizohen ngadalë.
Aeroportet në Podgoricë dhe Tivar janë të hapur për komunikacion, ndërsa po përmirësohet edhe situata në komunikacionin rrugor.
Aksi rrugor Podgoricë-Kolashinë-Mojkovac është sërish i hapur për komunikacion, me çka është vendosur lidhja rrugore mes pjesës jugore dhe veriore të Malit të Zi, ndërsa në funksion është edhe rruga Nikshiç-Shavnik-Zhabljak.
Dëbora në Zhabljak arriti në lartësinë dy metra, ndërsa në Bijelo Polje, Kolashinë, Mojkovac, Plavë, Rozhajë, Shavnik dhe Plizhinë rreth një metër.
Në Serbi, deri tani 13 persona kanë vdekur nga ngrirja, në valën e ftohtë dhe reshjet me dëborë që përfshinë vendin.
Viktima e 13-të është një grua nga fshati Padina, në afërsi të Kovaçiçit, e cila është gjetur e vdekur, ndërsa sipas mjekëve ka vdekur nga ngrirja.
Gjatë këtyre ditëve, në Serbi janë shpëtuar 190 persona. Operacionet për shpëtim zbatohen çdo ditë dhe në numër gjithnjë e më të madh, ndërsa në territorin e komunës Brus dje është shpëtuar një foshnje e lindur para tri javëve.
Në stacionin meteorologjik në Zrenjanin sot në mëngjes është regjistruar minus 27,4 gradë Celsius, që është temperaturë rekord e ulët që nga viti 1963.
Në tërë territorin e Bosnje-Hercegovinës gjatë natës janë regjistruar temperatura ekstremisht të ulëta.
Më së ftohti ishte në rrafshinën e malit Romania.
Kroacia sot përjetoi ditën më të ftohtë për këtë dimër, pasi temperaturat në shumë vende ranë deri minus 20 gradë Celsius. Vetëm në ishuj temperaturat janë rreth zeros.