Të mërkurën vazhdojnë bisedimet mes Kosovës e Serbisë
Prishtinë, 27 nëntor - Rundi i ri i bisedimeve mes Republikës së Kosovës e asaj të Serbisë pritet të mbahet të mërkurën.
Sipas mediave serbe, në rend dite do te jenë bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura ku nga rezultatet e tyre varet statusi i Serbisë.
Po ashtu, në tryezë pritet të jetë edhe tema e menaxhimit të integruar të kufijve.
Mediat serbe njoftojnë për pritjet e Brukselit për një përparim më të madh në dialog, në mënyrë që të ketë gjasa për Serbinë që në dhjetor të marrë statusin e vendit kandidat për BE.
Sipas burimeve te gazetës Novosti, vendet anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë, janë te gatshme për atë status, por me kusht që nga takimi i radhës të vijnë lajme që do të ishin të kënaqshme, pa specifikuar për se bëhet fjalë saktësisht.