13 Janar 2025

Të mërkurën sërish bisedime për zgjedhjet në Kosovë

Bruksel, 28 tetor - Delegacioni i Serbisë do të përpiqet që të mërkurën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian (BE), në Bruksel me delegacionin e Prishtinës të arrijë marrëveshjen rreth të gjitha çështjeve të pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë.

Delegacionin serb do ta kryesojë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë.
 
Sipas gazetës “Vecerni Novosti” kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 3 nëntor, ndërsa procesin edhe më tutje e shoqërojnë “probleme të mëdha” dhe “obstruksioni” i Prishtinës.

Kontestet ende vazhdojnë rreth listave të votuesve, lista e papastruar me emrat e të vdekurve, pjesëmarrja e serbëve në KQZ, si dhe bllokada ndaj vizitave të zyrtarëve serbë ne Kosovë , pohon gazeta.

Ndërkaq, vendimin për arrestimin e Vulinit nëse provon të hyjë në Kosovë, Gjuriq e ka cilësuar si “provokim”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)