Të huajt nuk mund të hyjnë në Bullgari deri më 14 qershor
Sofje, 15 maj - Me urdhëresë të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev përkohësisht ndalohet hyrja në Bullgari e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga shtetësia e tyre, përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar me transport ajror, hekurudhor apo me automjete.
Ndalimi është në fuqi nga 14 maji deri më 14 qershor 2020. Ai nuk vlen për bullgarët dhe familjet e tyre, të cilët jetojnë vazhdimisht në Bullgari, për specialistët e mjekësisë, personelin e kompanive të transportit, zyrtarët e huaj, të shtetasit e huaj të cilët punojnë mbi projektet infrastrukturore në vend, punëtorët sezonalë dhe ata, të cilët udhëtojnë për arsye humanitare.
Karantina 14-ditore në shtëpi apo në hotele është e detyrueshme për të gjithët që vijnë në Bullgari nga vende të tjera.