11 Janar 2025

Të hënën Serbia merr vendimin për ofertën e Brukselit

Beograd, 6 prill - Vendimi përfundimtar i Beogradit nëse pranon ose refuzon ofertën e Brukselit do të merret të hënën pas seancës së kryesisë të Partisë Progresive Serbe, njofton RTS.

Në orët e mbrëmjes të së premtes, në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, përfundoi takimi mes president serb Tomislav Nikoliç, kryeministrit Ivica Daçiç dhe nënkryetarit të qeverisë, Aleksandar Vuçiç, për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën dhe për ofertën e Brukselit.

Mediat serbe kanë raportuar se Nikoliç e Vuçiç kanë biseduar disa orë rreth kësaj teme, ndërsa në fundin e mbledhjes atyre iu është bashkuar edhe Daçiç, i cili në mbledhjen e qeverisë i ka informuar ministrat për rrjedhën e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Asnjëri nga zyrtarët serbë nuk ka komentuar asgjë para gazetarëve rreth diskutimeve në këtë takim, megjithatë raportohet se, të hënën pas seancës së partisë së Nikoliç, do të merret vendimi rreth marrëveshjes me Prishtinën. Serbia dhe Kosova duhet të deklarohen për zgjidhjen e ofruar nga Bashkimi Evropian deri më 9 prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)