Tanaskovic: Kosova në UNESKO do te kishte pasoja të paparishikueshme
Beograd, 4 janar - Ambasadori i Serbisë në UNESKO, Darko Tanaskovic, ka paralajmëruar se në rast se Kosova do të anëtarësohej në këtë organizatë, kjo gjë do të mund të shkaktonte \"pasoja të paparashikueshme për identitetin dhe trashëgiminë kulturore serbë në krahinë".
Në një intervistë për gazetën serbe "Jedinstvo", Tanaskovic ka thënë se në një rast të tillë, monumentet tona mesjetare, kishat dhe manastiret, do të evidentoheshin/konsideroheshin si trashëgimi kulturore e \"shtetit të Kosovës dhe jo të Serbisë\" në dokumentet e kësaj organizate.
Kjo, shpjegon Tanaskovic, nuk do të nënkuptonte ndryshimin automatik të pronësisë së këtyre objekteve kulturore e as shpalljen e tyre si objekte shqiptare në kuptimin kulturo-historik, gjë që zakonisht mendohet në publik kur flitet për "rrëmbimin" e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.
Megjithatë, do të niste faza e re e planifikimit të \"presionit kontekstual\" ndaj trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore serbe, si dhe ndaj themeleve të identitetit serb- me pasoja të paparashikueshme, ka thënë ai. Tanaskovic, ka thënë se është njëkohësisht cinike dhe qesharake të flitet për mbrojtje më të mirë të asaj trashëgimie, gjë të cilën autoritetet në Prishtinë dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtare, e potencojnë në favor të anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.
Duke u përgjigjur në pyetjen se a është e mundur që trashëgimia kulturore serbe në Kosovë të fitojë eksterritorialitetin, Tanaskovic ka thënë se ishte në dijeni për idenë që trashëgimia jonë kulturore në Kosovë të zgjidh njëherë e përgjithmonë këtë cështje përmes eksterritorialitetit, sipas modelit të Athosit dhe se madje kishte pasur individë që kishin përmendur edhe Jerusalemin e Vatikanin si shembuj të ngjashëm, por se sipas tij, për një gjë të tillë nuk ekzistojnë kushte reale.
\"Mendoj se për këtë gjë nuk ka kushte reale, pasiqë një gjë e tillë si premisë do të nënkuptonte ekzistencën e shtetit të pavarur të Ksoovës, brenda të cilit do të themelohej eksterritorialiteti në bazë të një dakordimi bilateral dhe të garantuar ndërkombëtarisht, \" ka thënë ambasadori serb në UNESKO. Pavarësia e Kosovës është e papranushem për Serbinë, prandaj vendi ynë nuk mund të hyjë në çfarëdo marrëveshje ndërqeveritare me Kosovën, ka thëksuar Tanaskovic.