14 Janar 2025

Talbot: Serbia në Kosovë kryente veprime gjenocidi

Prishtinë, 26 mars - Pas deklarimit të djeshëm të presidentit amerikan, Barack Obama lidhur me ”krahasimet e pakuptimta të Krimesë me Kosovën”, edhe ish zëvendës sekretari Amerikan i Shtetit, Strobe Talbot, sërish ka deklaruar se ky paralelizëm nga ana e presidentit rus, Vladimir Putinit është ”bizar dhe i çuditshëm”.

 \"Qeveria e Serbisë në Kosovë, praktikisht po kryente veprime gjenocidi. Njerëzit po masakroheshin dhe po kryheshin spastrime etnike,\" deklaroi Talbot për rrjetin CNN. Ish diplomati amerikan gjatë administratës së presidentit Bill Clinton ka thënë më tej se \'si rrjedhojë e këtyre veprimeve serbe kishte pasuar intervenimi ushtarak ndërkombëtar për të ndalur vrasjet.\'

 \"(Kosova) Nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë dhe Ukrainën,\" deklaroi Talbot.

Qëndimeve amerikane i dha forcën më të madhe të argumentimit presidenti Obama dje, duke folur në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Holandë.

\"Kur dëgjoj krahasime me Kosovën, ku mijëra njerëz po masakroheshin nga qeveria serbe, ky është një krahasim që nuk ka absolutisht asnjë kuptim,\" tha presidenti amerikan duke hedhur poshtë paralelizmin që po mundohet ta bëj Moska zyrtare. 

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)