15 Janar 2025

Taksë “Shëtitje në pyll” në Kroaci

Zagreb, 21 maj - Agjencia “Pyjet kroate” shpalli një listë prej çmimesh, e cila tregon se sa do të kushtojë një shëtitje nëpër livadhet dhe pyjet e Kroacisë. Çmimi i një shëtitjeje njëditore në pyll për një njeri është 2.6 euro. Bileta familjare është 5.3 euro.

Në listën e çmimeve janë përfshirë gjithashtu leje për lloje të ndryshme veprimtarish sportive, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore ndër natyrë. Duhet të paguani gjithashtu edhe në qoftë se doni të mblidhni fruta, kërpudha, ose bimë mjekësore. Përveç biletës njëditore, mund të blini dhe biletë për një muaj, ose për një vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)