12 Janar 2025

Takimi Thaçi - Daciq përfundon pa marrëveshje

Bruksel, 21 maj - Bisedimet e ditës së parë në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Ivica Daciq për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit përfundojnë pa rezultat.

Bisedimet pritet të vijojnë paraditen e së mërkurës, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Raundi i radhës, i negociatave mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, kishte të bënte këtë herë me planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Ndërmjetësuesja Ashton nisi, pak pas orës 16:00, takimin e parë dypalësh me delegacionin serb, përpara të cilit nuk pati asnjë deklaratë.

Në bisedimet tripalëshe, temat e nxehta për planin e zbatimit ishin: konvertimi i strukturave paralele serbe në veri dhe niveli i pjesëmarrjes së bashkësisë së komunave serbe, në pushtetin qëndror në Kosovë.

Nga zbatimi, në afate të qarta kohore, i marrëveshjes së 19 prillit, varet edhe perspektiva e afërt europiane e dy vendeve, gjë që vendoset në samitin e qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)