Takimi i radhës Thaçi-Daçiq mbahet më 27 gusht
Bruksel, 19 gusht - Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.
Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë - Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.
Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijanciq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton.
Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.