Takimi i nivelit të lartë të BE-së, në janar
Herman Van Rompuy tha sot se takimi i ardhshëm do të synojnë të finalizojë marrëveshjet buxhetore të arritura në takimin e javës së kaluar.
Në atë takim përfshihej një pakt fiskal, për të cilin udhëheqësit shpresonin se do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës së borxheve të 17 vendeve të Eurozonës që kanë monedhë të njëjtë.
Ekspertët ligjorë po punojnë për ta kthyer marrëveshjen e arritur në parim nga 26 prej 27 vendeve evropiane, në ligj.
Britania ishte vendi i vetëm që votoi kundër marrëveshjes, që do të forconte disiplinën buxhetore dhe do të krijonte më tepër unitet ekonomik mes vendeve të Bashkimit Evropian