Takimi i KS-së shtyhet për pasdite pasi që vonohet Jeremiç
New York, 28 korrik - Konsultimet me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit të KB-së janë shtyrë sot për pasdite sipas kohës amerikane, pasi ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç, mbrëmë nuk ka mundur të hipë në aeroplanin për në New York.
Një e përditshme në Beograd, shkruan se për shkaqe teknike Jeremiçi nuk ka mundur të hipë në aeroplan.
Kabineti i Jeremiqit nuk ka dashur askush të komentojë shkaqet teknike edhe pse shpresohet se shefi i diplomacisë serbe do të shkojë New York.
Serbia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të debatuar për situatën në Kosovë.
Ndërkohë që kjo mbledhje do të zhvillohet pasditen e sotme për shkak të vonesës së ministrit serb.