10 Janar 2025

Takimet për zbatimin e IBM-së, pas dy javësh

Beograd, 27 shtator - Zyrtarët e Beogradit kanë deklaruar se takimi i parë mbi zbatimin e marrëveshjes për vendkalimet kufitare mund të fillojë pas 2-3 javësh.

I ngarkuari i Serbisë në ekipin negociator, Dejan Paviqeviç ka thënë ditë më parë se qeveria serbe e ka njoftuar Brukselin me vendimin për gatishmërinë e pranimit të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit, të njohur si IBM, ndonëse ka kërkuar edhe disa sqarime të kësaj marrëveshjeje.

Ndërkohë, ai për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ka thënë se në Bruksel është arritur marrëveshja që bisedimet teknike të vazhdojnë dhe të formohen grupet punuese. Ai ka thënë se pret që kjo të fillojë pas 2 javësh, ose pas 20 ditëve.

Sipas tij, ekipet do të jenë të niveleve të ndryshme: politike, të eskpertëve dhe minstrore.

Ndërkohë, duke komentuar marrëveshjen e njëjtë, e cila në Kosovë njihet si Marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ndërsa në Serbi, si Marrëveshje për Vendkalimet Administrative, drejtori i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se “është i papranueshëm synimi i palës shqiptare, që të shndërrojë linjat administrative në kufi.

“Kalimet kufitare nuk janë të mundura. Për ne ekzistojnë vetëm doganat e UNMIK-ut. Ne nuk i njohim doganat e Kosovës”, ka thënë Vulin për gazetën “Novosti”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)