Takim urgjent në Kremlin për Ukrainën
Moskë, 3 maj - Burimet zyrtare të Rusisë kanë njoftuar për organizimin e një takim urgjent në pallatin presidencial të Kremlinit për diskutimin e zhvillimeve më të fundit në Ukrainë.
Zëdhënësi i presidentit të Rusisë në lidhje me këtë deklaroi se sulmi i forcave ushtarake të Ukrainës në qytetet lindore të këtij vendi, praktikisht ka zhdukur të gjitha mundësitë për zbatimin e marrëveshjes së Gjenevës.
Vlen të theksohet se forcat ushtarake të Ukrainës nga dita e enjte kanë filluar operacione të gjera kundër qyteteve dhe rajoneve nën kontrollin e grupeve separatiste pro ruse.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e kaluar gjithashtu me anë të një komunikate, ka kritikuar veprimin e sekretarit të DASH i cili nuk ka pranuar të zhvillojë një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm rus rreth çështjes së Ukrainës.