13 Janar 2025

Tajfuni në Filipine mori jetë e 5,700 njerëzve

Manila, 4 dhjetor - Numri i viktimave nga tajfuni më i fuqishëm ndonjëherë në Filipine ka arritur në 5,719, ndërsa 1,779 ende llogariten si të pagjetur, njoftoi të mërkurën qeveria qendrore.

Shumica e viktimave, apo 4,882 prej tyre vijnë nga krahina Leyte, e cila është goditur më së rëndi nga kjo tragjedi, thotë agjencia shtetërore për katastrofa natyrore.

Mbi 26 mijë njerëz janë lënduar nga kjo stuhim, kurse afro 4 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të tajfunit Haiyan i cili goditi pjesën lindore të Filipineve më 8 nëntor.

Rreth 1.2 milion shtëpi janë shkatërruar, dhe dëmi që i është shkaktuar bujqësisë dhe infrastrukturës llogaritet të jetë mbi 803 milion dollarë, thotë kjo agjenci.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për bashkërendimin e çështjeve humanitare thotë se operacioni i kërkim shpëtimit duhet të zgjatet edhe tek vendet e largëta dhe ishujt përreth.

OKB-ja ka paralajmëruar edhe për një mundësi potenciale të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje, pas konfirmimit të pranisë së bakteries ‘faecal coliform’ në ujin e pijshëm.

Kjo organizatë ka bërë thirrje për mbledhjen e 348 milion dollarëve, si ndihmë emergjente për shpëtimin e viktimave të prekura nga kjo katastrofë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)