14 Janar 2025

Tahiri, mori pjesë në shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë

Ankara, 21 shkurt - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mori pjesë në festën e gjashtë vjetorit të pavarësisë të Ambasadës së Kosovës në Ankara e cila u mbajt në mbrëmjen e 17 shkurtit dhe ku ishin të pranishëm shumë zyrtarë dhe personalitete nga  Qeveria dhe parlamenti i Turqisë, kori diplomatik, bota e artit dhe biznesit dhe diaspora shqiptare në Turqi.

Zëvendëskryeministrja Tahiri në fjalën e sajë përshëndetëse ndër tjerash theksoi se “ shtetit i Kosovës ka bërë përparime substanciale në konsolidimin e vet si shtet demokratik dhe sovran  dhe vizioni për një Kosovë euroatlantike po bëhet realitet çdo ditë e më shumë. Shteti i Kosovë është një arritje e madhe historike për kombin tonë që lindi pas një lufte dhe sakrifice njëqindvjeçare për liri dhe pavarësi të të gjithë shqiptarëve përfshirë diasporën e cila po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm për te.

Sot kujtojmë me respekt të lartë të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe, ndërsa zotohemi se ideali për forcimin e shtetit dhe kombin do të jetë prioritet mbi prioritete. Me këtë rast u shprehim mirënjohje gjithë vendeve demokratike që u rreshtuan në anën drejtësisë duke mbështetur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilëve ishte dhe Turqia”

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, në fjalimin e tij të mbajtur me këtë rast foli gjerësisht për historikun e krijimit të shtetit dhe arritjet e shtetit të Kosovës në gjashtë vjetët e pavarësisë, në planin e shtetndërtimit demokratik, të sundimit të ligjit, reformave ekonomike dhe shoqërore, si dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës në planin bilateral dhe multilateral.

Ai vlerësoi rolin e diplomacisë së shtetit tonë për jetësimin e qëllimeve të politikës së jashtme dhe potencoi disa nga rezultatet kryesore përfshirë njohjen e Kosovës nga 106 shtete dhe avancimet në rrugën e integrimit euroatlantik. Ambasadori Spahiu vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Turqinë si dhe i shprehu mirënjohje diasporës  shqiptare në Turqi për mbajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta me atdheun e të parëve të tyre.  

 Në emër të Qeverisë turke, Ministri i Zhvillimit, z. Cevdet Yilmaz shprehu përgëzimet për gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe siguroi se mbështetja e Turqisë për zhvillimin e shtetit të Kosovës do të jetë e vazhdueshme.

Në mesin personaliteteve turke ishin edhe deputetë të parlamentit turk me origjinë shqiptare Gulay Dalyan dhe Rifat Sait, mbesa e poetit dhe autorit te hymnit të Turqisë Mehmet Akif Akifit, Selma Argon, flautistja botërore me origjinë shqiptare Sefika Kutluer, kryetari i fondacionit botëror për njerëzit me aftësi të kufizuara Metin Senturk, e shumë të tjerë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ishte e shoqëruar nga këshilltarja Elona Cecelia, dhe shefi i protokollit Ymer Recica. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)