15 Janar 2025

Tahiri kërkon nga OKB raport për gratë e dhunuara në luftë

New York, 10 maj - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u prit në takim nga znj.Zainab Hawa Bangura, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Përfaqësuese e posaçme mbi dhunën seksuale në konflikte.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në takim me znj. Bangura ka biseduar për çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që OKB-ja të angazhohet për këtë çështje në bazë të së drejtës ndërkombëtare për krimet e luftës.

Znj. Tahiri theksoi se dhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë ishte një mjet i luftës gjenocidale që Serbia e bëri kundër popullit të Kosovës, dhe se kjo çështje duhet të trajtohet nga ana e OKB-së me qëllim që gratë viktima të kësaj forme brutale të gjenocidit të mbrohen me mekanizma ndërkombëtar dhe në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2106.

Ajo ka kërkuar që Sekretari Gjeneral i OKB-së Ban Ki Moon të përgatisë një Raport për gratë e dhunuara në luftën e Kosovës  duke argumentuar që më herët është nxjerr një raport global nga Sekretari Gjeneral, Ban Ki Moon ku në atë raport nuk është përfshi Kosova dhe Kroacia. znj.Tahiri tha që ne populli i Kosovës dëshirojmë që OKB t’i aktivizoj mekanizmat e vet dhe të hetoj dhe hartoj një raport për këtë problem dhe tragjedi të shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

Znj. Tahiri po ashtu njoftoi me iniciativën e grave të Kosovës të cilat kanë nisur përgatitjet për të nënshkruar peticion nga qytetaret e Kosovës ku i adresohet OKB-së dhe i bëhet thirrje kësaj organizate që të zbatoj drejtësinë ndërkombëtare për gratë e dhunuara të Kosovës  si dhe të përgatitet një raport hetues i OKB-së konform rezolutës 2106 e cila kërkon angazhim për t’i mbrojtur gratë e dhunuara gjatë luftërave.

Znj.Tahiri tha se drejtësia ndërkombëtare ka obligim t’i mbroj gratë të cilat janë të dëmtuara shumë gjatë luftës në Kosovë e që llogariten si viktimat e dhunimit seksual janë mbi 20 mijë gra.

Znj.Tahiri tha se aktorët e këtyre veprave gjenocidale në Kosovë nga ana e regjimit Serb të  Millosheviçit duhet dalin para drejtësisë si krime kundër njerëzimit, në emër të vendosjes në vend të drejtësisë se vonuar.

Nga ana tjetër, Zëvendëssekretarja gjenerale e OKB-së, znj. Bangura, premtoi përkrahje në çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë duke shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin drejt trajtimit të drejtë të kërkesave tona për të vënë drejtësi për pasojat e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë. Ajo inkurajoi për një bashkëpunim të koordinuar në mënyrë që kjo çështje të adresohet në tërësinë dhe kompleksitetin e plotë.

Ndërkaq në takim u vlerësua se Kosova është dashur të përfshihet në raportin e OKB-se edhe më herët por se kjo çështje tani e tutje do të adresohet duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme që për një trajtim të drejtë ndërkombëtar.

Gjithashtu, në këtë takimi znj.Tahiri njoftoi edhe për progresin e Kosovës që ka bërë në shtetndërtimin demokratik dhe funksional dhe forcimin e pozicionit të saj ndërkombëtar. znj. Bangura tha se i gëzohet në veçanti përparimeve të shtetit të Kosovës duke qenë se shteti i saj Siera Leone e kishte njohur pavarësinë e Kosovës në kohën kur vet znj. Bangura ka qenë Ministre e jashtme e Siera Leones.

Znj.Tahiri ftoi znj. Bangura që në një të ardhme ta vizitoj Kosovën dhe ta shoh nga afër progresin e vendit, gjë që u mirëprit nga përfaqësuesja e  lartë e OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)