11 Janar 2025

Tagesspeigel: Dilema serbe përfundon të martën

Berlin, 6 prill - Gazeta gjermane Tagesspiegel shkruan se Serbia gjendet në një dilemë të vështirë dhe situatë që të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës dhe transmeton deklaratën e zëvendëskryeministres Edita Tahiri për premtimet e thëna serbe sa i përket pezullimit të institucioneve të Serbisë në veri të Kosovës.

Tahiri i deklaroi gazetës gjermane se Serbia “paraprakisht ka konfirmuar se do t’i shpërbëjë strukturat ilegale në veri të Kosovës, por kur u desh të merrej vendimi final, duket sikur nuk është e gatshme për këtë”.

Ajo ka theksuar se është iluzion përfitimi i një lloj autonomie në Kosovë si ajo e Republika Srpska në Bosnjë, duke shtuar: “Ne këtë e kemi refuzuar kategorikisht”, shkruan gazeta gjermane në numrin e saj që do të botohet të shtunën.

Tagesspiegel shkruan më tutje se Serbia gjendet në situatë pa rrugëdalje, duke vlerësuar se perspektiva evropiane e saj do të mbetet e largët nëse Beogradi deri të martën nuk arrin unitet me qeverinë në Prishtinë për statusin e pjesës veriore të Kosovës, kurse në anën tjetër është gjë e dhimbshme heqja dorë nga një rajon ku jetojnë serbët.

Gazeta më pastaj transmeton deklaratat e nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se vendi i tij duhet të zgjedhë mes dy “zgjidhjeve katastrofave”.

Si konstaton tekstshkruesi, Serbia ka kohë të mendojë deri të martën se a do të pranojë “kërkesat e BE-së dhe para së gjithash të Gjermanisë”. Në të kundërtën, vlerëson gazeta gjermane, anëtarësimi në BE e me të edhe perspektiva ekonomike-politike e Serbisë do të mbesin të largëta.

BE-ja më 16 prill do të shqyrtojë raportin e progresit për Serbinë dhe dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, mirëpo kusht për të dalë aty është Kosova dhe normalizimi i raporteve me të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)