Tadiq: Vizita e Stefanoviqit e përmirëson atmosferën
Beograd, 11 maj - Presidenti Boris Tadiq tha se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Kosovë mund ti kontribuojë atmosferës në dialogun Prishtinë-Beograd.
Është mirë që Borko Stefanoviq shkon në Prishtinë tu sqarojë institucioneve të Prishtinës se cilat janë qëllimet e Republikës së Serbisë, të përpiqemi të gjejmë disa qëllime të përbashkëta në tërë procesin e dialogut, i cili nuk është aspak i lehtë, tha Tadiq.
Tadiq tha se është mirë që ndërmjet institucioneve shqiptare në Kosovë dhe shtetit të Serbisë të inicohet një lloj i dialogut, i cili nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por ajo mundëson të zgjidhen problemet e njerëzve në Kosovë.
Jeta e tyre nuk mund të bllokohet, tha Tadiq, duke shtuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e ruajtjes së integritetit të saj, dhe me asnjë çmim nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.