Tadiq: vetëm anëtaret e OKB-së mund të bëhen anëtare të BE-së
Beograd, 28 mars - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq pohon se vetëm vendet anëtare të OKB-së mund të bëhen edhe anëtare të BE-së, që nuk vlen për Kosovën.
"Është shumë mirë që mosnjohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE", theksoi Tadiq, pas përfundimit të një takimi në Bruksel kushtuar Ballkanit Perëndimor, ku ndër tjerësh ishin edhe presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fülle.
Presidenti serb Tadiq tha se Serbia do të vazhdojë angazhimet për gjetjen e një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Tadiq tha se Beogradi është i gatshëm për kompromis dhe është fleksibël, por Kosova duhe të mbetet pjesë e Serbisë.