Tadiq tërheq vërejtjen për Kosovën
Beograd, 12 mars - Ish-presidenti i Serbisë, dhe tani kryetar nderi i Partisë Demokratike, Boris Tadiq ka deklaruar se nuk do të pranonte çfarëdolloj zgjidhje për Kosovën si kusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Nuk do të pranoja çfarëdo zgjidhje për Kosovën me kusht të marrjes së datës, sepse ekzistojnë kritere për arritjen e këtij qëllimi, ka thënë Tadiq për televizionin B92.
Ai ka theksuar se kryeministri aktual, Ivica Daçiq nuk ka të drejtë kur thotë se qeveritë e viteve të kaluara kanë gënjyer kur kanë thënë se Kosova është e jona.