Tadiq: Serbia nuk do një luftë të re
Beograd, 1 gusht - Presidenti serb Boris Tadiq nuk do ta zgjidhë me dhunë konfliktin kufitar. Parlamenti serb natën e së dielës me shumicë votash - pas një debati prej më shumë se dy orësh - miratoi një rezolutë për zgjidhjen paqësore të konflitkit kufitar me Kosovën.
Presidenti Tadiq theksoi, se Serbia nuk do të një luftë të re: Shumica e banorëve të Ballkanit Perëndimor dhe të ish-Jugosllavisë besojnë dhe punojnë për një politikë paqësore, që është politika e së ardhmes. Veç paqes nuk ka alternativë.\"
\"Ne duam paqe për të gjithë popujt - jo vetëm për serbët. Ky është thelbi i politikës sonë.\" Fajin për konfliktin e fundit kufitar shumica e parlamentarëve serbë ia ngarkon qeverisë së Kosovës.