11 Janar 2025

Tadiq, plan për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve

Beograd, 29 tetor - Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është shprehur se ka një pan prej 4-pikësh i cili ofron zgjidhje në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe në normalizimin e jetës për të gjithë në Kosovë.

Gjatë një interviste për televizionin e Kroacisë ai u shpreh se plani i tij është nisur nga dy parime dhe insistime.

“Jam nisur nga qëndrimi i fuqive ndërkombëtare, të cilat e kanë në dorë fatin e Kosovës, e të cilat thonë se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës. Në anën tjetër nga qëndrimi i prerë i Serbisë se nuk mund të ketë njohje të Kosovës“, ka thënë Tadiq.

Ai ka sqaruar se ai ka propozuar që të ketë një status special për veriun, të ketë mbrojtje të serbëve edhe në pjesë tjera të Kosovës dhe të objekteve kulturore dhe fetare serbe, dhe që të ketë raporte normale mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Plani im është i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive madje ofron dhe më shumë sesa ky model. Normalizimi do të ishte në interes të të gjithëve. Kosova dhe Metohia është një treg i natyrshëm për prodhimet nga Serbia, ndërsa Serbia është një mbështetje e natyrshme për shqiptarët“, ka thënë ish-presidenti i Serbisë, Tadiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)