Tadiq pa qëndrim për serbët në zgjedhje
Beograd, 8 nëntor - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se mendimin mbi daljen e serbëve ne zgjedhje do ta marrë pas vendimit të Qeverisë së Serbisë.
"Qeveria do të marrë qëndrim, e unë pastaj do të deklarohem, ka thënë Tadiq në Beograd.
Zgjedhjet paralamentare në Kosovë janë caktuar për 12 dhjetor.
Subjektet politike serbe në Serbi janë të ndara në lidhje me pjesëmarrjen ose jo të serbëve të Kosovës në zgjedhje.