Tadiq nuk përfaqësoi shtetin serb në Kroaci
Beograd, 8 korrik - Kryeministri i ri serb, Ivica Daçiq ka thënë se vizita e liderit të Partisë Demokratike, Boris Tadiq në Kroaci, ka qenë vizitë personale e Tadiqit.
Ai ka thënë se Tadiqi ka mundur ta përfaqësojë në këtë samit vetëm partinë e tij e nuk e ka përfaqësuar shtetin serb.
Daçiq ka thënë se ka qenë vet propozim i partisë së Tadiqit që aty ku merr pjesë Kosova, Serbia të mos marrë pjesë. Ai i ka bërë thirrje edhe një herë Tadiqit që të sqarojë këtë vizitë dhe tia bëjë me dije politikat e tij shtetit serb tash kur është në opozitë.
Nuk është mirë për demokratët që të kenë qasje ndryshe ndaj interesave shtetërore kur janë në pushtet e ndryshe kur janë në opozitë. Të gjithë akterët politikë duhet të kenë qasje të njëjtë kur janë në pyetje interesat e shtetit, ka thënë ai, raporton B92.
Daçiq e ka quajtur enigmë absolute pjesëmarrjen e Tadiqit në Kroaci ndërkaq ka thënë se nuk është dashur të shtrëngojë duart me Thaçin.
Kjo e bën Thaçin legjitim edhe pse ai është i dyshuar për involvim në trafikim të organeve njerëzore, ka thënë Daçiq