07 Janar 2025

Tadiq: kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele në Kosovë

Deçan, 7 janar - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq qëndron për viztië në Kosovë ku sot do të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Tadiq, përkundër garancive të autoriteteve shtetërore të Kosovës, në Natën e Krishtlindjeve Ortodokse, edhe mbrëmë në Deçan, si gjithnjë deri më tash, vizitën e “fetare” i shndërroi në vizitë të qartë politike duke i shkelur kështu normat elementare edhe të mysafirit të paftuar.

Në mesnatë, kryetari serb ka bërë një deklaratë tipike politike madje edhe kërcënuese ku thekson se kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.

“Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore”, ka thënë Boris Tadiq nga Deçani për TV Mostin e Zveçanit.

Sipas tij, shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po bëjnë presion në Serbinë që të heq institucionet nga Kosova, porse kjo nuk do të ndodhë.

Tadiq po ashtu tha për televizionin "Most" se momenti i tanishëm është shumë delikat dhe shumë lehtë mund të bëhen gabime, të cilat më pas me vite nuk mund të përmirësohen.

Ai kundërshtoi referendumin e serbëve të veriut me fjalët se ai mund të jetë në kundërshtim me interesat e shtetit serb.

Disa qindra shqiptarë kanë protestuar në Deçan kundër kësaj vizite. Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe të arrestuar, por ata janë liruar. Vizitën e tij po e sigurojnë Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX-i.

Mesazhi i tij ishte se asnjë palë në Kosovë nuk mund të fitojë të gjitha, ndërsa pala tjetër të humbë të gjitha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)