22 Dhjetor 2024

Tadiq: Ka përparime në zbatimin e 6-pikëshit

Prishtinë, 27 mars - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, diskutoi në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, edhe për Kosovën. Ai foli rreth përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjeve praktike në shumë fusha, përfshirë pjesëmarrjen e “shqiptarëve të Kosovës në takimet rajonale”.

“Shpresoj që do të gjejmë një rrugëdalje dhe të kemi një marrëveshje që do t’i zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me transportin, gjykatat, policinë dhe doganat, në mënyrë të tillë që nuk çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha presidenti serb, Boris Tadiq.

Komentet e Tadiqit u bënë gjatë takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Tadiq tha se Beogradi po nxit gjetjen e zgjidhjeve për pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në takimet rajonale, por “duke respektuar vijën e kuqe dhe formulën e Kombeve të Bashkuara”.

Tadiq nënvizoi faktin se Beogradi është në kontakte të vazhdueshme me UNMIK-un dhe EULEX-in dhe se është shënuar përparim në zbatimin e planit 6-pikësh të Ban ki Munit.

Presidenti serb përsëriti qëndrimin e Beogradit se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Lidhur me Bosnjën, Tadiq theksoi se vendi i tij është kundër ndarjes, pasi kjo do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit.

Ndërsa, sa i përket integrimit evropian të Serbisë, Tadiqi tha se synimi i Beogradit është marrja e statusit të vendit kandidat deri në fund të këtij viti, apo më së largu në fillim të vitit 2011.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë, është kusht i domosdoshëm për t’u përmbushur, në mënyrë që të procedohet me euro-integrimin.

Presidenti serb tha se vendi i tij po bën gjithçka për ta kapur dhe dorëzuar në Hagë Ratko Mlladiqin dhe Goran Haxhiqin.

Boris Tadiq do të takohet në Bruksel dhe me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Von Rompei. Tadiq gjendet në Bruksel për punime të Forumit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)