Tadiq ka kërkuar ndërprerje të konfliktit
Beograd, 29 nëntor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar sot ndërprerje të menjëhershme të konfliktit ndërmjet pjesëtarëve të KFOR-it dhe qytetarëve serbë në fshatin Jagnjenicë.
I ftoj zyrtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesit politikë të serbëve, në qetësimin momental të situatës dhe sigurinë e plotë të lirisë së lëvizjes, vetëm nëpërmjet dialogut dhe pa përdorim të dhunës, tha Tadiq dhe shtoi se jetët e qytetarëve tanë dhe të pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare duhet gjithsesi të ruhen.
Më tutje, siç ka kumtuar presidenca e Serbisë, Tadiq ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i, me akte ndërkombëtare, janë të obliguar që me aksionet e tyre të kontribuojnë në qetësimin e situatës.
Në këtë kuadër, sipas tij, liderët politikë të serbëve duhet ti pengojnë ekstremistët, që e sjellin në pikëpyetje sigurinë personale të bashkëqytetarëve dhe të dërguarve ndërkombëtarë në Kosovë.
Tadiq ka theksuar se vetëm paqja, dialogu dhe zgjidhja e problemeve, janë dalje nga kjo dhe secila situatë e krizës.