10 Janar 2025

Tadiq e Nikoliq: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Beograd, 17 maj - Në debatin e zhvilluar në studion e Televizionit të Beogradit, dy kandidatët presidencial që janë në balotazh, në përballjen e tyre të drejtpërdrejtë, duke folur për Kosovën, u shprehën se asnjëri nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, që nënkupton se politika serbe ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar.

\"Kosova e  Metohija janë pjesë përbërëse të Serbisë dhe këtë dua ta ritheksoj  për Tadiqin. Është mirë që kjo nuk është temë e fushatës parazgjedhore. Rreth Kosovës duhet të arrihet konsensus i plotë. Tu rikujtoj se të formohet Qeveri me Çedomir Jovanoviq, mua si qytetar më detyron të mendoj se çfarë i është dhënë atij që të braktisë politikën që Kosova është e pavarur”- ka thënë Nikoliqi.

 \"Tadiqi ka shkruar propozimin dhe ka qenë shumë i dyshimtë që në formulimin e tij për gjykatësit e Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi që të prononcohet mbi një letër, e jo në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Pavarësisht nga e gjithë ajo, unë them se duhet të bisedohet dhe që kryetari i shtetit me këtë punë të mos merret fshehurazi në mënyrë të fshehtë, por këtë punë ta bën haptas, në mënyrë transparente. Këtë e kam pa në kohën e Millosheviqit, dhe nuk na ka dalë mirë puna, e as tani nuk na del mirë, ndërsa bëhet fjalë për kryetar shumë më të dobët”-vlerëson Nikoliqi. 

\"Politika ndaj Kosovës dhe Metohisë, nuk do të ndryshojë dhe secili që do të bashkëpunojë me ne do të detyrohet këtë ta pranojë”-ka thënë në fillim Tadiqi dhe ka shtuar se ai ka ofruar planin në katër pika: mbrojtjen e njerëzve dhe pasurisë; mbrojtjen e pasurisë së kishës (KOS) dhe më shumë të drejta për veriun e Kosovës, e për këtë ka mbështetje edhe jashtë vendit.

\"E kam pranuar drejtimin e shtetit kur nuk kemi pas asnjë institucion në Kosovë. Unë kam propozuar planin me katër pikat, që të mos ketë ndarje të Kosovës, dhe të ketë status të veçantë për Veriun. E kemi ruajtur Rezolutën 1244, dhe shumica janë gëzuar para ditëve të dhjetorit që për këtë shkak nuk do të marrim statusin e kandidatit”-ka theksuar Tadiq.

\"Zotëri Nikoliq, të gjithë e dinë se ju nuk keni plan për Kosovën dhe se keni deklaruar se shqiptarët duhet dëbuar përtej Bjeshkëve të Nemura. Unë nuk kam dëgjuar deri më sot se ju  edhe më tej angazhoheni për UE, ose pas bisedimeve me Koshtunicën e keni ndryshuar politikën”- ka shtuar kandidati për president të Serbisë, Boris Tadit, duke replikuar oponentit të tij, Tomisllav Nikoliqit.

Pohimet e Tomisllav Nikoliqit se unë i kam kontribuar pavarësisë së Kosovës janë absurd. “Kurrë nuk do të mbështes pavarësinë e Kosovës”-ka thënë Boris Tadiq dhe ka shtuar se mos vallë mbështetja e Koshtunicës, Nikoliqit ia ndryshon qëndrimin ndaj UE-së dhe përfundon me fjalët: “Kosovën dhe Metohinë e mbrojmë vetëm me mjete paqësore dhe diplomatike”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)