27 Dhjetor 2024

Tadiq e dënon dhunën, huliganët janë kunder Serbisë

Prishtinë, 27 korrik - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ka bërë sonte thirrje për ndërprerjen e dhunës në pikën kufitare Jarine dhe vendosjen e paqes në veri të Kosovës.
 
“E dënoj ashpër dhunën. Ekstremistët dhe huliganët me hapat e vetë të dhunës punojnë kundër interesave të qytetarëve e të shtetit të Serbisë ”, ka thënë Tadiq.

Presidenti serb u ka bërë thirrje qytetarëve për maturi dhe paqe dhe ka kërkuar të bëjnë çmos e të mos u lejojnë ekstremistëve dhe provokuesve që me dhunën e vet ti shkatërrojnë interesat e tyre jetike, paqen në Kosovë dhe interesat e shtetit të Serbisë, thuhet në kumtesën për media.

Tadiq ka tërhequr vërejtjen se sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it janë kundër interesave të qytetarëve të Kosovës e të Serbisë.

”Çdo sulm i huliganëve dhe kriminelëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it e sjellë në pikëpyetje Rezolutën 1244 të KS të KB e cila është kornizë ndërkombëtare dhe e cila e mbron paqen në Kosovë, qytetarët dhe interesat e shtetit të Serbisë”, ka thënë Tadiq.

”Çdo sulm i huliganëve dhe kriminelëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it e sjellë në pikëpyetje Rezolutën 1244 të KS të KB e cila është kornizë ndërkombëtare dhe e cila e mbron paqen në Kosovë, qytetarët dhe interesat e shtetit të Serbisë, ka thënë Tadiq. Kanë reaguar edhe zyrtarë tjerë serbë.

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq e ka dënuar djegien e kësaj pike kufitar dhe u ka bërë thirrje serbëve nga veriu i Kosovës të mos lejojnë që grupet ekstremiste të nxisin konflikte të reja. Kurse Oliver Ivanoviq sekretar shteti në këtë ministri ka rekomanduar se çelësi i qetësimit të situatës është në duart e KFOR-it.

Ndërkaq shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviq i cili në Kosovë po bisedon për gjetjen e zgjidhjes së situatës aktuale ka vlerësuar se sulmi në Jarine në masë të madhe e vështirëson pozitën e serbëve në veri të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka kërkuar sonte mbledhjen urgjente të Kuvendit serb ku do të merrej qëndrim i qartë dhe unik, se Serbia duhet të jetë me popullin e vet në Kosovë kurse nga bashkësia ndërkombëtare të kërkojë respektimin e Rezolutës 1244 të KS të KB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)