Tadiq: Beogradi nuk do të heq dorë nga rezoluta 1244
Beograd, 21 dhjetor - President i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar mbrëmë se presioni ndaj Serbisë për Kosovën nuk mund të jetë frytdhënës pasi që Beogradi nuk do të heq dorë nga parimet.
Sipas tij rezoluta1244 do të jetë bazë për zgjidhje. Rezoluta mund të sjellë një marrëveshje e cila do të rregullonte cështjet për të cilat po diskutohet sot e parasegjithash për veriun e Kosovës, ka thënë Presidenti i Serbisë duke shtuar kjo do të jepte garancë për sigurinë e serbëve në komunat tjera dhe të mbrojë edhe manastiret.