Tadiç: Veprimet e Prishtinës, mund të rrezikojë paqen në rajon
Prishtinë, 15 shtator - Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë se veprimet e njëanshme të Prishtinës, të paralajmëruara për të premten, mund të kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Një gjë e tillë duhet të pengohet, ka thënë Tadiç, në hapje të punimeve të forumit mbi sigurinë në Beograd. Sipas tij, e vetmja zgjidhje e pranueshme për Kosovën është ajo që do të mund të dilte nga dialogu, në të cilin do të tejkaloheshin dallimet.
Zhvillimet në Kosovë kanë rrënuar rëndë bazat e raporteve ndërkombëtare, e nëse kjo vazhdon të ndodhë, ky sistem do të rrënohet përgjithmonë, ka thënë Tadiç, duke nënvizuar se në këtë formë, do të legjitimohej ndarja e dhunshme dhe shkatërrimi i kufijve të një shteti sovran.