17 Maj 2024

Tadiç: S`ka marrëveshje për kufijtë me Kosovën

Beograd, 14 nëntor - Presidenti serb, Boris Tadiç, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje për pikëkalimet kufitare me Kosovën, por se po bisedohet për menaxhimin e integruar.

Pyetjes se i kujt ka qenë një propozimi i tillë, Tadiç ka thënë se ka qenë Beogradi ai që e ka nisur këtë propozim.

Ai thotë se pala shqiptare donte “që kalimet administrative t`i shpallte kufij, por këtë Serbia nuk do ta pranojë”.

\"BE i sheh në mënyrën e saj gjërat, por edhe pala shqiptare i sheh në mënyrën e saj. Më herët, Shefi i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se qytetarët duhet ta kuptojnë se Beogradi është munduar që të gjejë zgjidhje për Kosovën.

“Është me rëndësi që të gjithë të ruajmë unitetin dhe seriozitetin në këtë situatë të vështirë dhe qytetarët ta kuptojnë se jemi munduar dhe do të mundohemi të vijmë deri te zgjidhja në përputhje me interesin tonë kombëtar shtetëror dhe e cila është në interes të serbëve në Kosovë”, ka thënë Stefanoviç.

Deklarata e tij vjen pasi në media ishte përhapur lajmi se megjithatë është arritur marrëveshje për pikat kufitare në veri të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)