Tadiç: Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat në Kosovë

Prishtinë, 19 tetor - Serbia po bën gjithë që mundet, nuk do të heqë dorë nga interesat legjitime të popullit dhe shtetit serb në Kosovë.
Kështu ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic në parlamentin e Serbisë.
I pyetur nga gazetarët për veriun e Kosovës Tadiç ka thënë se serbëve të veriut të Kosovës u ka dërguar një mesazh në lidhje me paralajmërimin e KFOR-it se do të heqë barrikadat, megjithatë këtë mesazh ai nuk e ka bërë publik.
Situatën e re nuk duhet diskutuar në opinion por në mesin e njerëzve që kanë përgjegjshmëri ka thënë ai.
Do të ishte e papërgjegjshme sikur nëpërmjet mediave ti porosisja njerëzit çfarë duhet të bëjnë. Kam komunikim direkt me qytetarët tanë në Kosovë dhe kam mënyrën që t′u dërgoj mesazhin. Tashmë ua kam dërguar mesazhin , njoftohet të ketë shtuar presidenti serb.