Tadiç: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën
Beograd, 16 qershor - Serbia nuk ka interes të bllokojë jetën në Kosovë, as të bllokojë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por ka interes të gjejë një zgjidhje, ka thënë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, duke shtuar se kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në emisionin `Dëshmitari` të RTS-së, ai ka thënë se partnerët nga bashkësia ndërkombëtare e thonë haptas që nuk presin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por vet Serbia dëshiron të gjejë një zgjidhje për këtë konflikt, siç e quan ai situatën ndërmjet dy vendeve.
Ka njerëz që flasin për ndarje, marrëveshje si të dy Gjermanive, Tirolin e Jugut, ka modalitete të ndryshme, është shprehur Tadic, duke shtuar se Serbia para se të anëtarësohet në BE dëshiron të gjejë një zgjidhje për çështjen e statusit të Kosovës.