Tadiç: Serbia është e përgatitur për Bisedime
Hagë, 29 tetor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se pala serbe e pret e përgatitur dialogun me Prishtinën.
Ai nuk ka saktësuar se kur do të fillojë dialogu, por ka thënë se ai do të duhet të fillojë sa më parë.
Presim se kur do të jetë e hapur pala shqiptare. Ne jemi aktivë dhe presim palën tjetër, sepse pa dy palë ska dialog, ka thënë Tadiç.