Tadiç: Serbia e gatshme për zgjidhjen e kontestit të Kosovës
Paris, 10 prill - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç njofton se Beogradi është i gatshëm të zgjidhë kontestin me Kosovën gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd.
\"Nuk bëhet fjalë për ikje nga zgjedhjet por për kujdes për ardhmërinë. Nëse KE-ja në shtator i jep statusin kandidat Serbisë, ndërsa në dhjetor marrim datë për negociata, kjo do të thotë se e kemi plotësuar premtimin ndaj qytetarëve, dhe kemi siguruar investime të huaja për punën e ndonjë qeverie të ardhshme\", deklaroi presidenti Tadiç duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me të ardhmen e Serbisë në BE.