Tadiç: Respektimi i tërësisë tokësore, lajm i keq për Serbinë
Beograd, 11 tetor - Kryetari i Partisë Demokratike serbe (DS) në opozitë, dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian se Serbia duhet të respektojë tërësinë tokësore të Kosovës është lajm i keq për vendin.
Në një prononcim për agjencinë e lajmeve Beta, Tadiç ka thënë se është e domosdoshme të gjendet zgjidhje për këtë problem akut në rrugën drejt integrimit evropian.
Sipas tij, me anë të platformës që është paralajmërruar nga qeveria dhe presidenti duhet të gjenden sa më shpejt modalitetet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e cila po bëhet pengesë në rrugën e vendit drejt integrimit europian.