Tadiç: Pajtimi në rajon imperativ absolut i Serbisë
New York, 16 prill - Presidenti serb, Boris Tadiç deklaron se pajtimi i popujve në rajon, për Serbinë është imperativ absolut, dhe se deklarata për dënimin e krimeve në Srebrenicë ishte prodhim i përkushtimit absolut të shtetit për rivendosjen e besimit dhe miqësisë në rajon.
"Për ne pajtimi është imperativ, që të shprehet e vërteta e bazuar në fakt, e vërteta e tmerrshme e gjakderdhjes që nuk guxon të përsëritet në hapësirat tona. Pajtimin e kuptojmë si përjashtim kategorik të individëve të cilët kanë pohuar se veprojnë në emrin tonë'', thekson Tadiç, në një tekst autorial për numrin e sotëm të gazetës ''Wall Street Journal''.
''Me ndërmarrjen e lidershipit për pajtim rajonal, Serbia i hapi dyert për të tjerët me shpresë se së bashku mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse si anëtare e Bashkimit Evropian, prioriteti ynë strategjik'', shton ai.
Tadiç thekson se Serbia ka treguar kurajë pasi është shteti i parë që ka kërkuar falje për krimet, që kanë bërë të gjitha palët në luftërat civile në Jugosllavi.
''Ky është hap i pashmangshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor'', thekson Tadiç.