Tadiç: Nikoliç të paraqes planin për Kosovën
Beograd, 31 maj - Boris Tadiç duket se do të jetë Kryeministri i radhësh serb. Ai ka marrë mbështetjen edhe nga këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Serbisë që të pranoj postin që i është ofruar nga Partia Socialiste e Serbisë.
Jemi duke biseduar që të formojmë shumicë parlamentare. Jam gati dhe dua që të marr përgjegjësinë për ta drejtuar qeverinë me kushtin që ajo të luftoj kundër varfërisë, papunësisë, krimit të organizuar korrupsionit, tha Kryetari i demokratëve serb, Boris Tadiç, raporton Blic.
Duke folur në mbledhjen e këshillit të partisë së tij ka thënë se është i gatshëm që ta udhëheq qeverinë edhe me kushtin se Partia Demokratike në qeverinë e re të ndajë përgjegjësinë e saj që të punoj në grup.
Tadiçi përgjegjësitë për Kosovën ia ka lënë kreut të shtetit. Nikoliç të paraqes planin për Kosovën dhe Ekonominë, ka thënë Tadiç.
Ai ka shtuar se nuk pret që Nikoliç të udhëheq bisedimet teknike, por duhet që të marrë iniciativë që të realizoj premtimin që bëri gjatë zgjedhjeve.