22 Dhjetor 2024

Tadiç në Preshevë: Të ngrihet Këshilli Kombëtar Shqiptar

Preshevë, 9 prill - Presidenti serb Boris Tadiç viziton Luginën e Preshevës, nga ku u ka bërë thirrje shqiptarëve (të Luginës së Preshevës) të formojnë Këshillin e tyre Kombëtar, e në këtë mënyrë, të ndërmarrin vetë përgjegjësinë për zhvillimin e shtetit në të cilin jetojnë.

''Dëshiroj t'i inkurajoj shqiptarët tanë për të marrë pjesë në institucionet e tyre kombëtare në Serbi, për shkak se kjo (Serbia) është vendi dhe shtëpia e tyre'', ka thënë Presidenti Tadiç, gjatë bisedës së sipërpërmendur.

Gjithashtu, Tadiç premtoi qe përveç Fakultetit te Medvegjës te hapet Fakulteti i gjuhës shqipe edhe ne Presheve dhe Bujanovc.  Në këtë mënyrë, Presidenti Tadiç përçon në Luginën e Preshevës të njëjtin mesazh që coi atje edhe z. Meta për shqiptarët e Serbisë, që një perspektivë e re po hapet edhe për Luginën e Preshevës, ashtu siç u hap për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

Mediat serbe shkruajnë se në kuadër të një vizite në qytetin e Medvegjës, Tadic, është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me studentë të Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik në këtë qytet (Degë e Universitetit të Nishit), si dhe ka marrë pjesë në hapjen e minierës së arit, plumbit dhe të zinkut, në vendin e quajtur ''Lece'', në afërsi të Medvegjës. Te pranishem ishin edhe studente shqiptare. Kjo vizite ndodh ndërkohë qe Zv.

Sekretari i Shtetit te SHBA Steinberg ndodhet ne Beograd. Gjithashtu, gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton atje, Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se ishte i shqetësuar për diferencat e mëdha ekonomike ndërmjet veriut dhe jugut të vendit. Tadiç mori pjesë edhe në nisjen e punimeve të një miniere të re zinku në Medvegjë, ku ai u shpreh se Serbia jugore ka potencialin për të zhvilluar nëse do të investohet në sektorin e minierave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)